Ish-kryeministri Sali Berisha u kujdes që të theksonte se betejën e opozitë të ndërmarrë muajt e fundit, nuk e ka nisur për qëllime apo interesa personale. Për Berishën, kjo ka ardhur për shkak se është i bindur për një fitore të opozitës për rrëzimin kryeministrit Edi Rama.
“Nuk jam rikthyer për interes personal, jam kthyer që opozita të fitojë, që Edi Rama, që vota e qytetarëve të mos dhunohet më dhe nëse nuk do kisha këtë bindje nuk do investoja një ditë të vetme nga jeta ime, por kam bindjen më të thellë se mobilizimi ynë, e përmbys Edi Ramën në mënyrën më të sigurt. Nuk do vazhdoja kurrë një betejë të humbur, por jam i bindur se është në dorën tonë që ne të largojmë Edi Ramën, e vërteta është në anën tonë”, tha Berisha.
Ai shtoi se është i bindur që Ramën nuk mund ta detyrojnë ndërkombëtarët që të ndryshojë qëndrim, por vetë qytetarët. Prandaj i bëri thirrje për protestë, duke konfirmuar se do e rrëzojnë qeverinë e tij me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, pa specifikuar një mjet të vetëm.
“Ata që mund të mendojnë se ndërkombëtarët mund të detyrojnë Ramën të ndryshojnë, mashtrojnë veten e tyre, unë e njoh shumë mirë, ju qytetarë e keni në dorë të largojmë Ramën, ne e kemi në dorë, kjo kërkon që ne të jemi të vërtetë se mund të ketë zgjedhje me Ramën, pa ne duhet të përballemi, opozita e Beogradit u fut në parlament se Vucic u grabiti votën, opozita duhet të largojë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, armikun më të egër të qenies dhe të lirisë së tyre. Kjo është rruga, dhe ju garantojë se kjo rrugë është rruga e fitores”, përfundoi Berisha në komunikimin me qytetarët në profilin e tij në “Facebook”. (A2 Televizion)