
Nard Ndoka, kreu i PDK, i ftuar në Ditarin e fundjavës nga Erion Dushi në A2 CNN, u shpreh se kryeministri Rama po frikë gjithandej dhe sipas tij, i pari i dorëzuar është Basha, ndërsa Berisha i ka rezistuar këtij presioni.
“Në mënyrë të qëllimshme, Rama mbjell frikë gjithandej. Politika duhet të ballafaqohet. Jo vetëm që duhet të nxjerrim frikën, por politikanët që i shmangen debatit janë pa shtyllë kurrizore. Duhet të zgjedhin ndonjë profesion tjetër.
Rama është një rrezik i madh. Nuk është një politikan që jemi mësuar të shohim në këto 30 vite, por është një politikan hakmarrës. Eksponentë të rilindjes janë sot pas hekurave, të tjerë kanë marrë arratinë. Sulmet ndaj opozitës janë të paprecedentë në këto 30 vite dhe kjo e krijon një klimë trysnie. I pari është dorëzuar Lulzim Basha, pasi nuk ekziston si personash politik, nuk ekziston si njeri me karakter normal.
Ai jeton, merr frymë, ha byrek, por në aspektin politik, moral, nuk ekziston fare. Ai është kapur peng që me dosjen e lobingjeve ruse. Vetëm Sali Berisha i ka rezistuar këtyre presioneve. Ai ka fituar betejën morale dhe politike me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. Sot shohim që SPAK po bën veprime që po dëmton pluralizmin politik”, tha (A2 Televizion)