Demokratët u mblodhën sërish këtë të mërkurë poshtë banesës së kreut të Rithemelimit, Sali Berisha. Ky i fundit, gjatë fjalës së mbajtur në dritaren e banesës së tij para mijëra qytetarëve, sot në datën e 17 janarit përkujtoi Skënderbeun në ditën e vdekjes së tij, 556 vite më parë.
Berisha tha se, Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, ndërsa qytetarët, të cilët janë ngritur në protestë po luftojnë një pushtim të brendshëm më barbar. Berisha tha se, Edi Rama në Portin e Durrësit po vjedh një pasuri kombëtare, e cila shkon më së paku 4 miliardë euro.
Berisha tha se, Edi Rama dhe bashkëshortja e tij nuk do shpëtojnë kurrë nga vila me themelet 57 metër dhe pallati 5-katësh të ngritur me vjedhje dhe vetëm me vjedhje.
Ai shoti më tej se, askush nuk do vijë ta përmbysë për ne Edi Ramën, ndaj ai i bëri thirrje çdo shqiptari për t’u ngritur dhe për të shpëtuar shoqërinë shqiptare nga kthetrat e egra të krimit që e kanë kapluar. (A2 Televizion)