Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Nga A2 CNN
18 Maj 2025, 10:07 | Politikë

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota

Në Qarkun e Tiranës është duke vijuar numërimi i votave të diasporës, ndërsa është mbyllur ai brenda vendit.

Deri tani janë numëruar 6896 nga 42402 zarfe në total. Votat e fundit kanë ndryshuar listën e fituesve në këtë qark duke futur Olta Xhaçkën, ndërsa jashtë saj ka dalë Blerina Gjylameti, shkruan A2 CNN.

Deri tani, Olta Xhaçka ka marrë 5806, vetëm 2 më shumë se Gjylameti. Ajo ka përfituar edhe nga kuotat gjinore, duke lënë jashtë Toni Gogun, i cili ka marrë 6051 vota.

Lista e PS-së në Tiranë kryesohet nga Blendi Gonxhja si më i votuari me 22398 vota. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos