Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se replikat në diktancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryedemokratit Lulzim Basha, kanë për qëllim që të mbulojnë përplasjet në Bashkinë e Tiranës.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se mediave u kërkohet përmes telefonit që t’i promovojnë replikat në distancë mes Ramës e Bashës.
Berisha vijoi më tej duke e cilësuar Ramën një mafioz me gjakftohtësi ekstreme dhe kryetar të një organizate kriminale.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Thashë të informoj shqiptarët për të gjitha këto në mënyrë që të dinë, dhe kur shifni ju që gjithë këtë skenar përpiqet ta mbulojë me shkëmbime idilike me Lul Bravën dhe Uni Katilin. Jo kënga thotë këtë, jo kënga thotë ato.
Po mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla.
Mos u çudit për këtë që them unë. Shko e pyet nëpër redaksi se si mirren në telefon redaksitë dhe u thuhet mos ma harroni këtë idilin e ri me Bravën. Po është e vërtetë ajo, sepse mendon se në këtë mënyrë po i mbulon këto akte.
Gjakëftohtësia ekstreme e një mafiozi, e padrinos, e një kryetari të organizatës kriminale, siç është Edi Rama. (A2 Televizion)