Betohet Vangjel Tavo: “Do jem shërbëtori dhe jo qytetari i parë i Himarës”

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 12:16 | Politikë

Pas një situate të paprecedentë konflikti, Bashkia e Himarës tashmë do të ketë kryetarin e saj të dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 4 gushtit të këtij viti.

Vangjel Tavo ka marrë detyrën e kryebashkiakut të një prej zonave më të bukura të rivierës së vendit dhe që tërheq një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj.

Në fjalën e tij, Tavo premtoi se institucioni që ai drejton do të jetë i hapur ndaj të gjithëve dhe se ai do të punojë duke shërbyer.

Tavo vjen në këtë detyrë pasi në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit 2023, fituesi i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri nuk arriti dot të ushtronte detyrën pasi u arrestua dy ditë para votimeve dhe u dënua për korrupsion në shit-blerjen e votave.

Aktualisht Beleri është liruar nga burgimi, ndërsa është zgjedhur edhe si eurodeputet i Greqisë i propozuar nga partia e kryeministrit grek Qirjako Mitsotakis.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos