Bindja Demokratike bashkohet me LZHK, Topollaj: Ofrojmë një opozitë alternative që i ka munguar Shqipërisë

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 10:36 | Politikë

Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar tashmë do të jenë një parti e vetme. Vendimi është marrë nga strukturat drejtuese të këtyre dy forcave, të cilat në zgjedhjet e 11 majit do të jenë si një ofertë e vetme politike. 

“Ne dy partitë që kemi hyrë bashkë në zgjedhjet e fundit, shkrihemi në 1”, tha Dashamir Shehi.

“Bindja Demokratike ka vendosur që të shkrihet me LZHK. Jemi në hapat e fundit edhe në aspektin ligjor”, tha Fabian Topollaj.

Topollaj tregoi edhe arsyet pse është arritur në këtë vendimmarrje politike, ku sipas tij ky bashkim vjen dhe si nevojë për një opozitë alternative pasi siç tha PD nuk i përfaqëson dot të gjithë.  

“LZHK mishëron më mirë ato vlera dhe qëllime që u ngrit dhe u zhvillua bindja demokratike”, shtoi Topollaj. 

Dashamir Shehi tregoi se bashkimi i forcave opozitare për të bashkëpunuar në zgjedhjet e ardhshme nën ombrellën e një koalicioni, nuk do të ndalet këtu, pasi tregoi se negociatat vijojnë edhe me parti të tjera. 

“Me grupin e Djathtas e kemi mbyll, me Bashën po negociojmë ende”, shtoi Shehi.

Ndërkohë strukturat drejtuese të LZHK-së kanë zgjedhur Arben Muçën si n/kryetar të këtij subjekti, ndërsa Artemida Islami do të jetë shefe e departamentit për Diasporën dhe Arsimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos