“Edi Rama u përfshi vetë në arrestimin e Ilir Metës”, Gjokutaj: Akt vagabondazhi...

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 21:18 | Politikë

“Edi Rama u përfshi vetë në arrestimin e Ilir

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj nga studioja e Debat, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka qenë personalisht i përfshirë në arrestimin e ish-presidentit.

Teksa e cilësoi mënyrën e arrestimit të ish-kreut të shtetit si një akt vagabondazhi, Gjokutaj arsyeton se ajo u bë pikërisht në këtë kohë për të mbytur protagonizmin e Metës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe për të goditur opozitën.

“I gjithë qëllimi i kësaj është për të mbytur protagonizmin e Metës. Dumani u dekretua nga Meta, ndërkohë që ai e hetonte. 5 vjet e gjysmë hetim nuk ka pasur asnjë rrethanë. Goditja është me afrimin e fushatës, në vit elektoral. Ju e patë ndalimin kriminal. Në një komunikim që kemi pasur me policinë ajo na shpjegoi. Çdo lloj arrestimi përshtatet me personin. Ata e kishin të qartë kë kishin përballë. Në fund të këtij viti i mbaronte dhe mbrojtja e posaçme nga garda. Llogarite të ishte dhe oficeri i gardës dhe çfarë mund të ndodhte.

Ose fare mirë mund ta arrestonin në zyrë, pasi Meta vajti 5-6 herë. Pastaj organizuan këtë dhe e filmuan. Kjo tregon urrejtje, një sjellje…akt vagabondazhi. Kemi denoncuar ministrin, drejtorin e policisë dhe forcat operacionale. Në atë ndalim është përfshirë dhe Kryeministri. Ai ka qenë në dijeni edhe si do të veprohet. Ne jemi duke u marrë me këtë punë. Rrëmbimi i tij është bërë sic donte ai. Ky kryeministër që kemi ne… e qerasin këta poshtë”, tha Gjokutaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos