Blushi i shkon në zyrë Nokës, dy Sekretarët e Përgjithshëm diskutojnë për aksionin e opozitës

Nga Anesti Barjamemaj
20 Gusht 2025, 16:50 | Politikë

Blushi i shkon në zyrë Nokës, dy Sekretarët e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me numrin dy të PD, Flamur Nokën.

A2CNN mëson se sy sekretarët e përgjithshëm kanë diskutuar në lidhje me aksionin opozitar. Teksa dita për nisjen e legjislaturës së re në Shtator po afron, opozita po përgatitet për betejat e radhës në Kuvend.

Burime bëjnë me dije se në fokus të bisedës ka qenë sjellja që do të kenë me maxhorancën në Kuvend, por edhe aksionin në terren për të koordinuar çdo veprim.

Opozita në shtator do të përballet me disa sfida, duke nisur që nga zgjedhja e drejtuesve të disa komisioneve dhe përbërjen e tyre, pasi një pjesë e deputetëve janë të rinj.

Nga ana tjetër liderët e opozitës kanë premtuar edhe protesta, por ende nuk ka një datë se kur mund të jetë tubimi i parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos