Censi 2023, Meta: I trukuar dhe jo transparent, në Shqipëri më shumë apartamente se banorë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2024, 15:06 | Politikë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë së censi është i trukuar dhe jo transparent. Sipas tij, vonesa e publikimeve është e pajustifikueshme, duke e krahasor edhe me procesin në Kosovë.

“Shifrat janë të trukuara, ndaj edhe vonesa e këtyre publikimeve është e pajustifikueshme. Mjafton të bëni një krahasim me Kosovën dhe do kuptoni sa mijëra kilometra larg jemi sa i takon standardeve të transparencës.

E sigurt që sot në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, jo familje. Shqipëria është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit e saj dhe për t’u shndërruar në një parajsë për trafikantët, mafian botërore  dhe natyrisht në një vend tërheqës për turistët.

Të jesh turist në Shqipëri është një gjë shumë e mirë, për shkak të klimës, ushqimit, detit dhe kulturash të tjera. Por ju e dini se çfarë tmerri është të jesh fermer, apo mësues në Shqipëri”, tha Meta.

Në Shqipëri jetojnë pak më shumë se 2.4 milionë qytetarë. Në krahasim me vitin 2011, numri i popullsisë është pakësuar me gati 420 mijë apo 14.9 për qind. Kaq banorë Shqipëria ka pasur pesë dekada më parë, në vitet ‘70 gjatë regjimit komunist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos