Është hapur kutia e parë në qarkun e Kukësit. Nga kutia e qendrës së votimit numër 0674/00, ku rezultonin 535 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar vetëm 178 prej tyre.
Ajo çka bie në sy pas numërimit të kësaj kutie është se PS prin me 76 vota, PD e ndjek me 48 dhe PSD e Tom Doshit renditet forcë e tretë por me diferencë shumë të ngushtë me demokratët.
Sakaq, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka marrë vetëm 1 votë nga kjo kuti e parë, e hapur në Kukës. (A2 Televizion)