
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në konferencë me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër, Costa theksoi theksoi se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten kyçe për anëtarësimin në BE.
“Sot përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE dhe kjo në veçanti të rolit tuaj Edi dhe angazhimit tuaj personal në këtë proces. Javën e shkuar, ne e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe i ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Shtete anëtarë kanë kuptuar dhe kanë vlerësuar angazhimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE. Ky është fillimi i një faze impenjative. Këto reforma, më shumë se sa kushte, janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të forta demokratike, angazhim për ruajtjen e një pushteti gjyqësor të pavarur, janë themelore. Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Costa.
“BE është partneri më i besueshëm i BE dhe Shqipërisë. Është investuesi kryesor dhe partneri më i rëndësishëm tregtar. BE mbështet ecurinë e Shqipërisë, si qasja që kanë në SEPA dhe po integroheni në tregun e BE. Zgjerimi është domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën, investim tek paqja, stabiliteti. Me kërshëri prej të ritakohemi shumë shpejt në samitin BE-Ballkani Perëndimor të premten në Tivat. Samiti do jetë shenjë e qartë e vendosmërisë për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë dhe për të ecur më tej”, shtoi Costa. (A2 Televizion)