Dallëndyshe Bici largohet nga Kadastra, Rama e rikthen në IKMT

Nga A2 CNN
31 Korrik 2024, 10:33 | Politikë

Dallëndyshe Bici nuk do të jetë më në krye të Kadastrës. Ajo u emërua këtë të mërkurë nga kryeministri Rama si drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.  Bici rikthehet në këtë detyrë, duke zëvendësuar Ervin Hoxhën, i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm.

Dallëndyshe Bici largohet nga Kadastra, Rama e rikthen në IKMT

Nga muaji Gusht i vitit 2014 dhe deri në muajin mars 2023 Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërkohë mësohet se është liruar nga detyra drejtoresha që zëvendësoi Ilir Beqajn te Saspac dhe janë hapur aplikimet për kandidaturat e reja.

Para se ekzekutivi të marrë pushimet, të enjten Edi Rama do të mbledhë kabinetin e ri të tij, ku pritet të ketë edhe ndryshime të tjera agjenci apo drejtori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos