Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha, që të ballafaqojnë publikisht programet në një debat televiziv.
Komentet Shehi i bëri gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarët në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë, ku tha se programi i 'Djathtas për Zhvillim' është plotësisht i realizueshëm.
Ai tha gjithashtu se programi i 'Djathtas për Zhvillim' është i vetmi që e nxjerr ekonominë nga kriza.
"Ne Djathtas për Zhvillim me numrim 9 kemi program për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. Në emër të koalicionit sfidoj publikisht partitë e mëdha, PS dhe PD, të ballafaqojmë programet në një debat publik. Jam i bindur se programi jonë është më i mirë dhe plotësisht i realizueshëm", tha Shehi. (A2 Televizion)