Dash Shehi thirrje shqiptarëve të Diasporës: Votoni koalicionin ‘Djathtas për Zhvillim’ për të sjell ndryshim në vend!

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 17:23 | Politikë

Dash Shehi thirrje shqiptarëve të Diasporës: Votoni koalicionin

Kryetari i LZHK-së, njëkohësisht drejtues i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, i ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që të marrin pjesë në votime.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa fletët e votimit po shkojnë te emigrantët shqiptarë, Shehi tha se shqiptarët duhet që në këto zgjedhje të votojnë për ndryshim.

Po ashtu, ai tha se koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ me numrin 9 në fletën e votimit, është alternativa e duhur që zëri i shqiptarëve të diasporës të dëgjohet.

“Miq të diasporës, fletët e votimit po ju vijnë aty. E para mos i nxirrni në Facebook si keni votuar se është e jashtëligjshme. Gjykojeni vetë votën tuaj. E dyta votoni cilin të keni qejf. Unë jam Dashamir Shehi, drejtues i koalicionit Djathtas për Zhvillim. Ne jemi numri 9. Prej jush ka që më ndjekin prej vitesh. Nëse mendoni se duhet të votoni për ndryshim, votoni numrin 9. Ndryshe vendi do të vazhdojë në të njëjtën situatë. Votoni për të ndryshuar realisht diçka”, tha Shehi.

Postimi i Shehit:

Fletët e votimit kanë filluar të mbërrijnë te emigrantët shqiptarë kudo në botë! I rikujtoj shqiptarëve të diasporës, të votojne për vlerat që kanë marrë në vendet ku kanë emigruar.

Me qindra mijëra shqiptarë janë larguar ne këto 30 vite për të kërkuar mundësi dhe vlera që qeverisjet e Shqipërisë nuk i kanë ofruar deri më sot. Sa më shumë të rinj te larguar, aq më shumë potencial i humbur i këtij vendi dhe familje të ndara. I bëj thirrje çdo personi dhe çdo familje jashtë vendit të votojë për një mundësi të re që ofron vlerat e perëndimit në Shqipëri.

Voto 9 që Shqiptarët brenda vendit të kenë të njëjtin dinjititet që ka njeriu në perëndim. Voto 9 për të drejta të barabarta. Voto 9 për pensione me të larta për popullatën e ngelur në këtë vend, që të ulim barrën e diasporës. Voto koalicionin 'Djathtas për Zhvillim' me numrin 9 dhe emrin Dashamir Shehi! Çdo votë ka rëndësi. Çdo zë ka peshë! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos