Akt antikushtetues dhe antiligjor e ka cilësuar Sali Berisha, marrjen në pyetje të gazetarit Elton Qyno nga SPAK dhe kontrollin e banesës së tij, pas publikimit të disa dokumenteve nga dosja Dumani.
Sipas Berishës, dosja është shitur nga prokurorë të lidhur më krimin, të cilët duan të informojnë bandat për zhvillimet
“Akt i shëmtuar rrëmbimi i gazetarit pse ka publikuar dokumente, është kriminal dhe antikushtetues që ndiqej vetëm nga falangat e Enver Hoxhës. Ne do ta ndjekim këtë ngjarje të rëndë. Ky akt vinte si një maskim që anëtarët e grupeve kriminale në SPAK i bëjnë veprimtarisë së tyre. Ata shesin dokumente për të informuar bandat, por asnjë gazetar nuk mund të marrë gjë në dosjen e tyre nëse ata nuk i shesin. Akti ndaj Elton Qynos është tipik i një regjimi policesk, është i dënueshëm. Ftoj mediat të reagojnë me forcën më të madhe ndaj këtij akti antiligjor që shkon me përmasat e një terrori dhe pengmarrje. Dosja Dumani është shitur. Elton Qyno nuk ka shkulur nga dosja e prokurorit, përgjimin e bërë”, tha Berisha. (A2 Televizion)