I pari nga radhët e opozitës që ka reaguar lidhur me ndryshimet në ekipin e Partisë Socialiste është Lulzim Basha.
Ai e ka quajtur asamblenë Kombëtare të PS një teatër të shëmtuar që synon t’i trajtojë qytetarët pa spektatorë, teksa komentoi dhe vendimin e kryeministrit për listat e hapura.
"Prandaj në zgjedhjet e ardhshme oferta e tyre është shumë e qartë: Voto Ramën merr Berishën, voto Berishën mbaj Ramën", shkruan Basha.
Ka qenë më pas Gazment Bardhi i Partisë Demokratike që ka reaguar. Sipas tij lajmi i vetëm nga asambleja është shkrirja totale e Partisë Socialiste dhe zëvendësimi i figurave të kësaj force politike me pupacë në xhepin e brendshëm të xhaketës së vjetëruar dhe të bërë pis nga ai vetë.
"I vetmi që nuk ndryshon është Edi Rama, i cili për pushtetin personal është gati t'i verë flakën Shqipërisë, e jo më partisë së tij", shkruan Bardhi.
(A2 Televizion)