Anëtarët e rinj të Kryesisë së PS-së, kush janë dy socialistët më të votuar?

Nga A2 CNN
8 Shtator 2024, 19:15 | Politikë

Anëtarët e rinj të Kryesisë së PS-së, kush

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste u zgjodhën të dielën dhjetë anëtarët e rinj të Kryesisë, pse burra dhe pesë gra.

Nga numërimi i votave, rezulton se më e votuara nga gratë ishte Lindita Nikolla ndërsa e pesta renditet Etilda Gjonaj e cila ka fituar pak më shumë vota se Klotida Bushka, e cila nuk u zgjodh.

Ndërsa, nga burrat, më i votuari rezulton Erion Braçe, me një votë diferencë nga Arben Pëllumbi.

I treti u rendit, Eduard Shalsi i pasuar nga Toni Gogu, kur Igli Hasani mbeti në vendin e pestë me një diferencë rej 20 votash ndaj Pirro Vëngut, i cili nuk u zgjodh.

Anëtarët e Kryesisë së PS-së:

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Igli Hasank

Toni Gogu

Nuk u zgjodhën Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu

Albana Koçiu

Anila Denaj

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Nuk u zgjodhën Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimaj

Në mbledhjen e Asamblesë, kryesocialisti Edi Rama nënvizoi se grupi parlamentar i PS-së do të ketë emra të rijn duke i ofruar xhaketave të vjetra garim në listë të hapur.

Me garancinë e sondazheve shkencore të PS, kreu i socialistëve është i bindur që do të fitojë mandatin e 4 përballë kundërshtarëve që i cilësoi si një ekip humbës, madje duke vënë edhe bast se në 2025, PS do të ketë shumicë kushtetuese si dikur pas zgjedhjeve të 1997. Me më shumë se dy të tretat e Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos