Deklarata e fortë e ambasadorit: Soros mbështet Vuçiç, është kundër Kosovës. Berisha në arrest shtëpie, vepër e tij

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 19:31 | Politikë

“Sorosi ka qenë nxitës dhe përkrahës i madh i Vuçiçit dhe atyre që binin dakord për ndarjen e Kosovës, për projektin Ballkani i Hapur, të cilat i kundërshtoi me forcë Berisha”. Deklarata e fortë u bë nga ambasadori Spartak Topollaj në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, sipas të cilit edhe izolimi në arrest shtëpie  i Sali Berishës është vepër e Sorosit. Këtë qëndrim ai e mbështet në kundërshtinë që ish-kryeministri Sali Berisha i bëri Sorosit për projektin e Ballkanit të hapur dhe ndarjes së Kosovës.

“Sorosi ka qenë nxitës dhe përkrahës i madh i Vuçiçit dhe atyre që binin dakord për ndarjen e Kosovës, për projektin Ballkani i Hapur të cilat i kundërshtoi me forcë që në fillim Berisha. Nëse ka sot një kastigim edhe fizik, se ta mbyllësh tjetrin në këtë moshë në arrest shtëpie dhe ta shpallësh non grata për arsye se shtrëngojnë çorapet dikë, kjo është e papranueshme. Sorosi e ka këtë forcë. Nuk ia fali Berishës kundërshtimin për projektin sorosian të Ballkanit. Kjo është vepër e Sorosit dhe nuk ma mbush mendjen njeri që nuk ka dorë Soros në këtë histori. Ai është një lugë qulli që përzien gjithë botën për interesa të tij”, tha Topollaj në A2.

Influencues për ambasadorin Topollaj, është Sorosi edhe në konfliktin në Lindjen e Mesme, por edhe në politikën amerikane. Sipas tij një pjesë e madhe e hebrenjve të pasur janë lob i fuqishëm dhe influencues në politikën amerikane, kryesisht të demokratëve.

“Edhe Egjipti ka ca interesa jo shumë të sinqerta ndaj palestinezëve. Këto pasuri bëjnë që  interesat e fuqive  të vjetra koloniale dhe të SHBA-së të jenë të tilla duke shtuar interesin që kanë amerikanët për faktin se një pjesë e madhe e hebrejve të pasur janë lob i fuqishëm dhe influencues në politikën amerikane. Fillon me emërimin e Biden, Blinken etj., të gjithë dalin në lidhje me hebrenjtë. Vetë Blinken është me origjinë hebreje. Sorosi kur në pushtet janë demokratët është shumë influent. Edhe kur ishte Trump ishte një ndër habitë. Mendoja që Trump do t’i tregonte vendin Sorosit".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos