Deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë, gazetari: Rama nuk guxon ta shpallë "non grata"

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 20:49 | Politikë

Gazetari Bledian Koka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me reagimin e Tiranës zyrtare pas deklaratave të ministres serbe, e cila tha se duhet të ishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Koka tha se kreu i qeverisë, ka shpallur "non grata" qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por, sipas tij, nuk ka guxuar as të kritikojë e aq më pak të shpallë "non grata" ministren serbe.

“I njëjti kryeministër i cili i bëri gjyqin e Dritan Goxhajt është i njëjti që i bënte alibinë dhe i bënte avokatinë ministre serbe që thoshte nuk e bë mirë siç duhet punën me luftën në Kosovë. Duhet t'i kishim zhdukur të gjithë shqiptarët. Është i njëjti kryeministër i cili ka shpallur non grata sa e sa qytetarë shqiptarë të Maqedonisë apo dhe të Kosovës dhe nuk guxon, nuk guxon, nuk e çon nëpërmend t'i bëjë një kritikë. Jo më ta shpallë Non grata, atë budallaçkën e Serbisë që është sot gjithë ditën ministre e Serbisë. E keni, e patë reagimin e kryeministrit ju?”, u shpreh Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij në reagimin ndaj deklaratave të ministres serbe kishte më shumë më shumë kritika ndaj qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një qëndrim më dinjitoz të Shqipërisë sesa ministres serbe.

"Është i njëjti kryeministër, nuk ka ndryshuar asgjë. Është i njëjti kryeministër që bëri një reagim për deklaratën e ministres serbe dhe nga 10 radhë që kishte dy përmendje, dy përmendje për referenca për ministrën dhe kishte 20 fjalë anatemuese për qytetarët shqiptarë që kërkojnë që Shqipëria të ketë dinjitet të paktën në deklarata publike.

Koka solli në vëmendje edhe takimin e ministrit të jashtëm shqiptar Ferit Hoxha në Uashington me homologun serb Marko GJuriç, që sipas gazetarit u shfaq duke buzëqeshur pak ditë pas polemikave.

"Dhe çfarë ndodh? Kjo ministri dhe kjo qeveria që thotë që ne kemi reflektuar dy ditë mbasi u bë kjo deklarata e famshme, ai që kemi për ministër të Jashtëm doli dhe pozoi duke buzëqeshur me shef të diplomacisë serbe. Pra jemi te logjika populli vëlla serb dhe miqtë tanë kosovarë. Kjo është logjika i kësaj qeverie, e cila sot, po them edhe njëherë ngaqë ka kuptuar që nga çdo lloj reagimi që ka bërë deri më sot, ka bërë vetëm gafa dhe ka është thelluar gjithnjë e më shumë në kolizion, në një kolizion për mua të pakthyeshëm me protestuesit dhe me qytetarët, po tenton të përdor një gjuhë të re; që ka gjëra te protesta që duhen dëgjuar”, tha ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos