Dënimi i Salianjit, PD kërkon mbledhjen e këshillit të mandatave, Spiropali refuzon

Nga Fjorela Beleshi
27 Shtator 2024, 11:04 | Politikë

Dënimi i Salianjit, PD kërkon mbledhjen e këshillit të

Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar dhënien e lejes nga ana e Kuvendit për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, pasi u dënua të enjten me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

“Në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit”, thuhet në kërkesën e depozituar në Kuvend nga PD.

Por sipas burimeve për A2 CNN, deri më tani, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Duke ju referuar nenit 71, sipas Kuvendit nuk është në kushtet kur nevojitet mbledhja e Këshillit për rastin e Ervin Saljanit. Kuvendi po pret shkresën zyrtare për Saljanin që më pas të njoftohet seanca për vakancën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos