“Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt me qytetarët”, Qefalia: Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshim  

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 13:31 | Politikë

Zëvendësministri i Brendshëm Xhemal Qefalia foli në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, lidhur me takimet e çdo të premteje me qytetarët, nismë e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama në kuadër të "Pranisë Besnike". Qefalia theksoi se deputetët duhet të flasin me qytetarët duke i parë në sy, duke dëgjuar hallet e tyre me empati dhe jo në mënyrë formale.

Ne jemi përballë faktit që gjëja do fillojë të premten në orën 17:00, me takime individuale pa reklamë. Koha do tregojë sa efektive do jetë kjo, por të jeni të bindur që do jetë shumë efektive, pasi shikoj metodologjinë e ndjekur në vite, dhe fakti që këto gjëra do të jenë tashmë edhe transparente, ku qytetari do të jetë i vetëdijshëm për një çështje që e ka kërkuar, por s’ka ditur bazën ligjore, e ka kërkuar por ka ndeshur në burokracinë e një drejtori apo të një shefi. Të gjitha këto gjëra duke i bërë prezente do sjellin rezultatin e tyre pozitiv. Bëhet fjalë që qytetarët të fitojnë besim. Drejtuesi politik, deputeti, duhet ta dëgjojë hallin sikur e ka të vetin, jo thjesht një anë formale, e shënove hallin dhe unë do ta zgjidh. Kjo t’i kthehet në shërbim. Kur ka çështje që nuk zgjidhet menjëherë, atëherë ka angazhim. Është marrje përgjegjësie. Të gjithë deputetët dhe drejtuesit politik që do marrin kontaktin e përjavshëm me qytetarin, do ta masin veten mirë kur të ballafaqohen dhe ta shikojnë qytetarin sy më sy”.

Qefalia tha ndër të tjera se ka nevojë për një ndryshim të Kodit Zgjedhor, pasi deputetët e listës së mbyllur s’kanë shumë kontakt me qytetarët.

Ka nevojë për një ndryshim të Kodit Zgjedhor, ku deputetët në listët e mbyllura s’e kanë shumë ndoshta kontaktin me qytetarin, por kjo është një marrëveshje mes kaheve politike. Mazhoranca s’ka qenë shumë dakord me këtë. Opozita e bëri me qëllim që të bashkonte grupin e Lulit me të Berishën, që mos ballafaqoheshin me qytetarët”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos