Demokratët e grupit të Rithemelimit vijojnë me aksionin e tyre për “paralizimin” e aktiviteteve parlamentare. Mëngjesin e së premtes, ata ia kanë arritur që të ndërpresin punimet e Komisionit për Çështjet Europiane.
Pas kaosit të shkaktuar në mbledhje, është vendosur që punimet, Komisioni për Çështjet Europiane t’i vijojë online.
Ndërkohë, nuk kanë munguar përplasjet edhe mes vetë demokratëve. Kreshnik Çollaku nga grupi i Bashës me Dashnor Sulën nga Rithemelimi. Debatet mes tyre kanë përshkallëzuar thuajse deri në dhunë fizike.
Dy ligjvënësit u ndanë nga deputetët e tjerë të pranishëm. (A2 Televizion)