Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje, ja pse s’mund të flas

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 16:09 | Politikë

Deputeti i PS në SPAK: Jam thirrur si person që ka dijeni për

Deputeti socialist Plarent Ndreca u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, raporton A2 CNN.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, Ndreca është shprehur se është thirrur “në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”.

“Bëhet fjalë për një çështje që vijon të jetë nën hetim”, tha ai më tej, teksa shtoi se nuk mund të japë detaje shtesë.

Kujtojmë se Ndreca më parë ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ai po hetohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, gjatë kohës në detyrë, çështje në të cilën janë të përfshirë edhe persona të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos