Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në një intervistë ekskluzive për A2 CNN, deklaroi se në ditët në vijim Shqipëria do të japë grupkapitullin e pestë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
“Po hapet i pesti grupkapitull. Është një gjë që do të ndodhë në ditët në vazhdim, ka të bëjë thjesht me pjesën teknike të gjetjes së ditës së përshtatshme për të kryer konferencën ndërqeveritare. Jemi të bindur se brenda këtij viti do t’i hapim të gjithë kapitujt. Me fillimin e vitit tjetër do nisim mbylljen e disa prej tyre. Është një progres i jashtëzakonshëm që po përpiqemi ta menaxhojmë në këtë kohë kaq të ngjeshur”, tha Hasani.
Kur u pyet për kritikat e ndërkombëtarëve për presionin ndaj SPAK-ut, Hasani u përgjigj: “Të gjithë elementët që kanë të bëjnë me draft-raporte, janë elementë që shoqërojnë puzzle-n e madh të një përpjekjeke që do ta bëjmë realitet shumë shpejt. Komisioni Europian nuk ka pasur kurrë dyshime se te Shqipëria ka një partner serioz, të aftë për të shtyrë përpara një agjendë që është më e shpejta sa i përket integrimit. Pa dyshim që në këtë proces, të gjitha iniciativat e qeverisë shqiptare janë të mirëpritura nga zyrtarë europianë”. (A2 Televizion)