Përfaqësuesit e PD-së kërkojnë që një kuti e qarkut të Elbasanit të shpallet e pavlefshme, për shkak se brenda saj janë gjetur dy fletë votimi, një pa vulë dhe një tjetër vetëm me një vulë.
Sipas tyre, kjo provon fenomenin e "trenit bullgar". Të dyja këto fletë ishin konsideruar të vlefshme, shkruan A2 CNN.
Në bazë të vendimit të KAS-it, kutitë e votimit për dy bashkitë e qarkut Elbasan nuk do të rivlerësohen, por do të bëhet vetëm përllogaritja e gjendjes faktike të numrit të fletëve në kuti me ato të shënuara në procesverbal. (A2 Televizion)