Procesi i stabilizim-asocimit, delegacioni i Shqipërisë në Strasburg, PD gati për të denoncuar 11 majin

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 15:06 | Politikë

Procesi i stabilizim-asocimit, delegacioni i Shqipërisë në

Shqetësimet e demokratëve për parregullsitë në zgjedhjet e 11 Majit pritet që të bëhen pjesë e debateve në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit, Shqipëri-Bashkimi Evropian.

Nga Shqipëria pritet që të udhëtojë i gjithë delegacioni, si me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, ku për dy ditë me radhë do të diskutojnë në Strasburg për procesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, shkruan A2 CNN.

Demokratët pritet që të përdorin edhe këtë dritare ndërkombëtare për të shprehur shqetësimet e tyre, për atë që e quajnë farsë elektorale, për të informuar edhe të huajt për atë që sipas tyre ka ndodhur në Shqipëri. Më herët drejt Strasburgut dhe Brukselit ka udhëtuar dhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili pohuar në anglisht se Shqipëria është një narkoshtet dhe nuk ka pasur zgjedhje të lira në 11 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos