Deputeti socialist: 4 milionë euro për koncertin, marketing shumë i madh për Shqipërinë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 22:31 | Politikë

Erjo Mile, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi se 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West do të shërbejnë si një marketing shumë i madh për Shqipërinë.

“Ne nuk po i japim 4 milionë euro falas Kanye West. Ne duhet të fokusohemi që po ndodh një ngjarje muzikore në Shqipëri, e cila e kthen gjithë opinionin botëror nga Shqipëria, qoftë duke ardhur duke parë koncertin, edhe duke u bërë pjesë e turizmit, qoftë duke e bërë Shqipërinë më të klikuar dhe më të vizituar në rrjetet sociale. Është e gjitha për mendimin tim një marketing shumë i madh që i bëhet Shqipërisë me realizimin e një koncerti të një niveli të tillë, por dhe të një niveli si këngëtari Kanye West. Shqipërisë i intereson që ky koncert të zhvillohet sepse promovon Shqipërinë në gjithë arenën ndërkombëtare. Është pjesë e një strategjie turistike, është pjesë e promovimit të vendit dhe këtu përfiton vetëm Shqipëria”, tha Mile në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Edhe koncerti u dëmtua, siç është dëmtuar në një pjesë të caktuar dhe turizmi dhe aspekte të tjera të ekonomisë shqiptare. Unë mendoj që duhej dhënë një mbështetje për realizimin e këtij eventi, që do të sjellë shumë më shumë herë benefite për Shqipërinë. Edhe nëse ne do kishim paguar këto para për ta reklamuar Shqipërinë në mediat ndërkombëtare, nuk do kishim arritur dot kurrë të kishim atë impakt”, shtoi deputeti socialist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos