Dervishi: Në mendjen e njerëzve mbetet një meme e goditur se sa 100 molotovë  

Nga A2 CNN
3 Qershor 2026, 23:56 | Politikë

Gazetari Lufti Dervishi thekson se protestat që janë ndezur vetë, dhe ku janë përfshirë qytetarët, kanë prodhuar më shumë pasoja se sa tubimet e planifikuara të opozitës. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Dervishi u shpreh se një meme e goditur mbetet në mendjen e njerëzve më shumë se sa 100 molotovë të hedhur para Kryeministrisë.

Ngjarje të tilla nuk mund të thuhet që s’prodhojnë. Nuk kanë prodhuar protestat e planifikuara të opozitës, por ngjarjet që janë ndezur vetë. Është ndezur shkrepsja në Zvërnec dhe flaka ka dalë në Tiranë, sigurisht që kanë konseguenca, prodhojnë, japin diçka, përtej thyerjes së miteve dhe entuziazmit. Është një zile alarmi edhe për partitë politike, se nëse janë kthyer në sekte dhe s’janë enë komunikuese me elektoratin, kemi situatën që shohim sot. Mbetet më shumë në mendjen e njerëzve një meme e goditur se sa 100 molotovë që t’i i hedh para Kryeministrisë apo diku tjetër. Po flasim për elementë”, tha Dervishi.

Në një protestë nuk ndalohet asnjë qytetar për të marrë pjesë, edhe politikani, nuk është monopoli i askujt. Aq në tepër që është një protestë që ka shumë ngjyra. Protesta edhe pa filluar i ka arritur disa rezultate. Për herë të parë patëm një veprim të shpejtë, arrestim të punonjësve të sigurisë private, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, kërkim ndjese për komunikatën. E parandien që këtu diçka do të ndodhë dhe s’mund të kalojë pa veprime”, u shpreh gazetari.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos