Gazetari Lutfi Dervishi tregoi se çfarë i kërkohet Shqipërisë në këtë moment, kur anëtarësimi në Bashkimin Europian duket pranë.
“Gjithçka ka ndryshuar dhe ne ende mendojmë që jemi të përkëdhelurit, njerëzit e varfër, më të varfërit në kontinent, njerëzit që kishin probleme dhe që duheshin ndihmuar. Por, nuk na e ka borxh njeri. Po nuk ndihmuam veten, nuk na e kanë borxh të tjerët të na ndihmojnë. Është një moment i artë nëse lidershipi politik vë interesat e vendit mbi interesat personale”, tha fillimisht Dervishi në “Off the Record” nga Adrea Danglli, në A2CNN.
“Ka pasur momente të mira Shqipëria. Në vitin 1997, ishim në zgrip. Në vitin 2007 ishim pranë anëtarësimit në NATO dhe pranë mbylljes së Asocim-Stabilizimit, gati afër marrjes së vizave. Pra, për një dekadë ishe nga zgripi dhe u ngjite. Ka momente të tilla në retrospektivë që vendi mund të ecë dhe mund të përparojë. Tani çfarë kërkohet? Thjesht mos të bësh zullume. Kaq është historia, kaq e thjeshtë. Bëj detyrat që ke për të bërë, mbaje pak oreksin. Le të “agjërojmë” pak me paranë publike”, shtoi Dervishi.
(A2 Televizion)