Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Ferdinand Dervishi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, deklaroi se në Shqipëri ka edhe një “kryeministër” që menaxhon krimin dhe përcjell direktivat e politikës në botën e “të fortëve”.
“Aktualisht jemi në lidhje të drejtpërdrejtë të politikës me krimin. Në lidhje të drejtpërdrejtë, ku kemi caktuar edhe një administrator të krimit, ose një kryeministër krimi aktualisht”, tha Dervishi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.
I pyetur se kush është ky personazh që sipas tij, Edi Rama i ka dhënë rolin e “menaxherit” në botën e errët të krimit dhe drogës, Dervishi refuzoi t’ia përmendte emrin.
Ai përmes një batute tha: “Po unë do ta them atë emër gjithmonë. Shiko aty nëpër ato çka kam shkruar dhe kam thënë unë”.
“S’mund ta them unë pafund atë emër, se më ka çu dhe njerëz edhe më thotë: Personalisht me mua e ke thotë!”, deklaroi Dervishi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.
View this post on Instagram
Në vijim ai shpjegoi në detaje edhe detyrat që personi në fjalë kryen, ndërsa theksoi se bota e krimit do të investohet më fort se kurrë në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.
“Negociator, është njeriu që shpërndan direktivat e politikës te krimi. Pra, se duhet një njeri aty në mes, duhet një kryeministër dhe për krimin. E kemi përcaktuar edhe këtë. Edhe shpërndan direktivat te krimi dhe kësaj radhe janë për t’u përdorur shumë fort. Janë për t’u përdor shumë fort se këtë herë e kanë për jetë a vdekje”, sqaroi Dervishi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.
Ndërkohë gazetari i kronikës, Basir Çollaku, njëherësh kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës tha se faktet për lidhjet e politikës më krimin, dalin në pah te dosja e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe katapultimit të tij në listën e kandidatëve të qarkut të Durrësit.
“Po si s’ke fakte. A e ke te lista, te dosja e Durrësit. A e ke Çyrbjan që u zhvendos nga vendi i pestë, në të tretin. Kush e zhvendosi mo? I shkoi kryeministrit lista dhe ajo fletë e firmosur nga zoti Rama është edhe në dosje. Kush e zhvendosi, këto grupet kriminale pra. Është e përgjuar kjo gjë. Si ka mundësi që i dëgjoka aq fort kryeministri këta burrat e hashashit dhe kokainës?”, tha Çollaku në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)