Platformë elektronike për zgjedhësit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në lista

Nga A2 CNN
31 Mars 2025, 15:39 | Politikë

Platformë elektronike për zgjedhësit nga diaspora, që nuk

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton një platformë elektronike për të gjithë zgjedhësit nga diaspora, që nuk gjejnë emrin në listat e votimit.

Kërkesat e zgjedhësve për leje votimi do të dërgohen në adresën [email protected] e më pas brenda 48 orësh Gjykata e Tiranës duhet t'i marrë në shqyrtim.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi miratimin e platformës elektronike “Microsoft Exchange Server” për paraqitjen e kërkesave edhe online për zgjedhësit që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

2. Kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të dërgohen në adresën zyrtare [email protected].

3. Gjykata shqyrton dhe vendos për kërkesat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, edhe nëpërmjet platformës elektronike “Microsoft Teams”, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

4. Ngarkohet Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe hyn në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos