Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet! Mungojnë anëtarët e PD, kërkojnë më shumë kohë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 11:23 | Politikë

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së i cili duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki të vendit, përfshirë Tiranën.

A2 CNN mëson se Komisioni Rregullator u mblodh vetëm me 3 anëtarët e propozuar nga mazhoranca, pasi 2 të opozitës mungonin me arsyetimin se kishin nevojë për më shumë kohë. Për shkak të mungesë së kuorumit në vendimmarrje (pasi duhen minimalisht 4 vota) mbledhja e shty për një ditë tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos