PD vijon konsultimet për kandidatin e Vlorës, ja 5 emrat e propozuar

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 09:32 | Politikë

PD vijon konsultimet për kandidatin e Vlorës, ja 5 emrat e propozuar

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë po vijon konsultimet për përzgjedhjen ekandidatit të kësja force politike në zgjedhjet e pjesshme lokale për këtë bashki. A2 CNN rpaorton se nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës me fokus procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme. Konsultimet po vijojnë edhe sot, jo vetëm me të gjitha forumet e degës, por edhe me mbledhjet nëpër rajone të ndryshme të qytetit e qarkut.

A2 CNN mëson se emrat e propozuar si kandidatë potencialë për bashkinë e Vlorës janë:  Eralba Kreshpa, Alta Azizi Haluci, Atird Hoxha, Genti Hamzaraj, Rezembrik Serjani.

Procesi i diskutimeve dhe konsultimeve me forumet e PD-së dhe me rajonet pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme, me synim finalizimin e kandidaturës që do të përfaqësojë demokratët në garën për kryetar bashkie në Vlorë, raporton A2 CNN. Më pas 5 emrat e vendosur do t’i propozohen kryesisë e cila do të zgjedh kandidaturën më të përshtatshme për këto zgjedhje. Në avantazh për garën për kryetar bashkie është Atird Hoxha i cili ishte pjesë e garës për deputet, por me votat e diasporës humbi vendin e deputetit. Sot, rreth orës 12:00 përfaqësues zyrtarë të PD Vlorë pritet të kenë një deklaratë për media. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos