Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Dizinformimin, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, theksoi se ngritja e këtij komisioni s'ka të bëjë me luftën partiake.
"Vërtet është nga ato komisionet që nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës. Më vjen keq që koleget e opozitës ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur. Dizinformimi është një fenomen historik prej Egjipit të lashte dhe deri më sot, madje deri në atë pike sa kanë deformuar fakte historike. Ajo që na ul sot në këtë komision është shqetësimi që ka bota perëndimore demokratike se ky fenomen mund të cenojë vlerat tona demokratike", tha Çuçi.
Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është një shqetësim që lidhet më së shumti edhe me zhvillimin e teknologjisë e që bota demokratike duhet t'i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.
"Besoj se ky komision është gjeja me e domosdoshme që parlamenti shqiptar duhet të bëjë një ore e më pare. S'duhet të ketë asnjë paranoje që ky komision do të ngrenë mazhorancën kundër lirisë së medias. Ne jemi këtu për të parë se si Shqipëria do t’i përgjigjet këtij shqetësimi.
A kemi rregullat e duhura që ndalojnë dizinformimin dhe sigurisht për të pare ambientin që mund të tentojnë të depërtojnë vende jo mike të Shqipërisë, të cilët e kanë rritur vëmendjen ndaj Shqipërisë për qëndrimet tona pro perëndimore”, deklaroi Çuçi duke iu bërë thirrje kolegeve të opozitës të marrin pjesë dhe të konsiderojnë rëndësinë e këtij komisioni. Siç tha ai, kjo është më e rëndësishme sepse për të siguruar një vend në listën e kandidateve për deputetë. (A2 Televizion)