Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ministrat, drejtuesit politikë socialistë, kryetarja e Kuvendit, krerët e komisioneve parlamentare dhe drejtorët e drejtorive më të mëdha në vend vijojnë sot mbledhjen dyditore të nisur dje ne Shëngjin.
Mësohet se i gjithë fokusi sot do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ku ministrat raportojnë për punën gjatë një viti dhe pritshmëritë në vijim për dikasteret e drejtuara prej tyre.
Gjatë ditës së djeshme ka qenë kryeministri Edi Rama që ka folur i pari para të pranishmëve për vendimet e qeverisë dhe sfidat me të cilat do të përballet mazhoranca socialiste.
Puna në legjislativ dhe angazhimi maksimal i deputetëve socialistë ka qenë porosia e kreut të ekzekutivit.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se Rama është kujdesur të qetësojë socialistët duke ju thënë që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, vetëm një muaj pasi i “kërcënoi” me këtë tezë. (A2 Televizion)