Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 18:30 | Politikë

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para

Protestat qytetare që nisën kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e nëntë.

Protestuesit në kryeqytet janë mbledhur sërish pasditen e së hënës, në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec, shkruan A2.

Ndërkohë, studentët marshuan me parrullën: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit thërrasin në kor slogane si: “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Qytetarët u kanë kërkuar përfaqësuesve të FRPD-së të largohen nga protesta pasi sipas tyre nuk duan asnjë përfaqësim politik në protestë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos