Dita kundër gjenocidit në Çamëri, Idrizi mesazh Mitsotakis: Uji fle, hasmi jo

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 11:09 | Politikë

Dita kundër gjenocidit në Çamëri, Idrizi mesazh

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, në ditën kundër gjenocidit në Çamëri, gjatë së cilës pati një mesazh dhe për kryeministrin grek Mitsotakis.

Mes rreshtave, Idrizi u shpreh se gjenocidi ndaj çamëve nuk do të harrohet asnjëherë, teksa akuzoi Greqinë se vijon të shpallë kriminelët si heronj.

“Gjenocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria e një kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.

Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje.

E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore.

Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më”, tha mes të tjerash Idrizi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos