Koalicioni 'Djathtas për Zhvillim' ka organizuar ditën e sotme takime me qytetarët në Elbasan.
Gjatë takimeve, një qytetar ka surprizuar deputetin Dashamir Shehi duke cituar një shprehje të tij, ku thuhej se 'politikanët vënë para hartën e Shqipërisë për darkë'.
Gjatë fjalës së tij, drejtuesi i koalicionit, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se në 11 maj qytetarët kanë mundësi që me votë të zvogëlojnë të keqen dhe të zmadhojnë të mirën.
Shehi prezantoi gjithashtu disa pika të programit të koalicionit, ku foli për pensionet, për rritjen me 25 % të pagave, industrializimin dhe kompensimin e pronarëve dhe të përndjekurve politikë.
Gjatë takimit, aktivistët e koalicionit 'Djathtas për Zhvillim' shpërndanë edhe fletëpalosje me programin elektoral të 11 majit. (A2 Televizion)