Rama kërkon votë për shumicë popullore nga Maliqi: Në 11 Maj i themi BE-së se do ulemi në sofër

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 12:02 | Politikë

Rama kërkon votë për shumicë popullore nga Maliqi: Në

Nga një bastion i Partisë Socialiste si Maliqi, kryeministri Edi Rama ka kërkuar një votë historike në 11 Maj për ta përmbushur sipas tij ëndrrën mbi 30-vjeçare për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Është koha sipas kreut të mazhorancës që ti themi BE-së “se do të ulemi në sofër”, ndaj nga zgjedhjet kërkoi që të dalë një shumicë popullore për mandatin e katërt të socialistëve.

“E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finisht ta bëjmë në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS. Sot unë kam ardhur këtu për të folur për një punë shumë të madhe, shumë të veçantë, që një individ dhe populli i bie rrallë herë që t’i kryejë dhe kjo është puna e madhe e 11 majit që përtej tifozllikut partiak, na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe duke u bashkuar t’i japim një mbështetje shumë të fuqishme negociatave me Bashkimin Europian. Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë të gjithë vendeve të Europës, duke nxjerrë nga kutitë e votimit një shumicë popullore që i thotë Europës, duam të ulemi tani në sofrën e përbashkët të BE. Ka edhe dy vite kohë, kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh, janë rreth 1 mijë vetë nga ana jonë, 1 mijë vetë nga ana e tyre që merren me negociatat për të kuptuar se çfarë lloj volumi pune është”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos