“Do dukesh i vogël para Skënderbeut nëse vjen në Shqipëri më 28 nëntor”, Rama, batuta për Farage

Nga A2 CNN
21 Tetor 2025, 16:10 | Politikë

“Do dukesh i vogël para Skënderbeut nëse vjen në

Kryeministri Edi Rama zbuloi se politikani britanik Nigel Farage i ka kërkuar të vizitojë Shqpërinë më 28 nëntor, një datë që, sipas Ramës, nuk do të ishte shumë e përshtatshme për të, përcjell A2 CNN.

“Nigel Farage më kërkoi që të vinte në një datë që përkonte me ditën e Pavarësisë dhe i thashë që do të duhet të gjesh një datë tjetër, se do të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe do të dukesh shumë i vogël”, tha Rama gjatë një bisedë në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian.

Farage, një politikan që mbështet rregulla strikte kundër emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, është bërë protagonist vitet e fundit për etiketimet e padrejta ndaj shqiptarëve, ku është përfshirë edhe në replika me Kryeministrin Rama.

Në shtator ai njoftoi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj dhe mund ta mbushte avionin me “kriminelë shqiptarë”. Ai deklaroi edhe se një në 50 shqiptarë që jetojnë ne Britani, gjenden në burg. Kjo shkaktoi edhe reagimin zyrtar të Shqipërisë. Ambasadori jonë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, sipas medias vendase, u takua me Farage për t’i thënë se po përsëriste informacione të rreme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos