Do të braktisë opozita 50 mandatet e deputetit? Berisha: Vendimet në kohën e duhur. Duam qeveri teknike

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 22:12 | Politikë

Do të braktisë opozita 50 mandatet e deputetit? Berisha: Vendimet

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, theksoi se nuk do t’i njohë këto zgjedhje, por kur u pyet nëse do të braktisë 50 mandatet, kreu demokrat tha se vendimet do të merren në kohën e duhur.

“Zgjedhjet ne nuk i njohim dhe do të bëjmë çdo përpjekje për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja. Deri tani nuk kemi vendosur asgjë, do të ketë diskutime. Por, nëse krijohet qeveri teknike, do të krijohet me objektiva të caktuara”, tha Berisha.

Sipas tij, “qeverinë teknike do ta bëjnë të mundur shqiptarët me revoltën dhe protestën e tyre”.

“Natyrisht që një mirëkuptim i gjerë ndërkombëtar për ne do të ishte i dobishëm. Mirëkuptimin për qeveri teknike e kemi nga të gjitha partitë e spektrit tonë dhe do të punojmë me të gjitha partitë e tjera, edhe me liberalët dhe socialdemokratët”, shtoi Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos