Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, kreu demokrat Sali Berisha ka denoncuar me emra bandat që sipas tij kanë ndihmuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij Altin Hajri i cili dyshohet se ka prerë me sharrë trupin e viktimës, ka punuar në Shijak për kandidatët e PS-së. Berisha thekson se ai i bëri presion edhe kandidates demokrate, duke e cilësuar 11 majin një gjëmë për çdo shqiptar”.
“Altin Hajri i cili është personi që dyshohet se ka prerë me sharrë trupin e viktimë së tij Jani Prengës, është i lirë dhe punoi ditë e natë në Shijak për kandidatët e listës së PS dhe shkoi në një akt presioni kandidates sonë një nënë e re iu vërsul me makinë dhe i zbriti te këmbët për t’i thënë që ti këtu nuk ke vend. 11 maji është një gjëmë për çdo shqiptar dhe votën e lirë”.
Nga Shijaku, Berisha vijoi më tej me denoncimet e zgjedhjeve në Lushnjë, ku sipas tij Orik Shyti ka vendosur emrat e deputetet në listën e PS, me bandat nga veriu e Kosova me njerëz të armatosur në qendrat e votimit.
“Le të shkojmë në Lushnje; Shytët kanë zëvendësuar Aldo Baren në Lushnje. Orik Shyti me tarafin ka vendosur në listën e PS një vajzë që thuhet si e fejuara me djalin e tij nuk mund ta them. Vendoset në listën e mbyllur pastaj Orik Shyti me banda e mercenarë të marrë nga veriu e Kosova me njerëz të armatosur p-ranë qendrave të votimit duke votuar për Ceno Klosin Klodian Lajën dhe një Korreshi i PS. Krahas tij në sinkron me të një Julian Sulo, një vrasës në kërkim. Përveç këtyre Renato Salihi”.
(A2 Televizion)