"Do të kemi një ditë të dytë vere", Berisha: Votoni për pensionet, rrogat dhe bizneset tuaja

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 10:31 | Politikë

"Do të kemi një ditë të dytë vere", Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi votoi deklaroi se "do të kemi një ditë të dytë vere" pas 11 Majit.

“I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të votojë. Të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet e tyre, për rrogat e tyre, për biznesin dhe fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend”, tha Berisha, shkruan A2.

“Çdo njeri që kam takuar, ka qenë i sigurt në votën e tij. Mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Ndaj, thirrja ime është votoni, votoni, votoni”, shtoi Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos