KQZ publikon shifrat për orën e parë, 50% më pak pjesëmarrje në votime krahasuar me 4 vite më parë

Nga Ervin Koçi
11 Maj 2025, 10:00 | Politikë

KQZ publikon shifrat për orën e parë, 50% më pak

Të dhënat e KQZ flasin për 11 601 votues në 60 minutat e para të procesit të votimit.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, është rreth 50% më pak pjesëmarrja në votime, duke marrë parasysh vetëm intervalin 07:00-08:00.

Shqipëria mban sot zgjedhjet parlamentare. Votimi nii në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Mbi 3.7 milionë (3,713,761) qytetarë me të drejtë vote brenda dhe jashtë Shqipërisë do të ushtrojnë të drejtën e votimit në zgjedhjen e përfaqësuesve në parlament, si dhe për drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme.

Mbi 114 mijë (114,642) qytetarë do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje, ndërsa për herë të parë në Shqipëri voton edhe diaspora, një proces që do të realizohet përmes postës. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.

Në këto zgjedhje garojnë 2046 kandidatë për vetëm 140 vende në Parlament.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos