Nëna e kryetarit të Bashkisë nuk mund të votojë në Sarandë, niset me urgjencë në Tiranë

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 09:56 | Politikë

Nëna e kryetarit të Bashkisë nuk mund të votojë në

Teksa kanë kaluar gati 3 orë nga procesi i votimit, në Sarandë familjarë (nëna) e kryetarit të bashkisë Oltian Çaçi nuk mundi të votojë.  Sipas kryetarit të bashkisë së këtij qyteti Oltian Çaçi, ia kanë shpërngulur gjendjen civile.

Çaçi tha se s’do ta humbin votën dhe se e ëma do të shkojë me urgjencë në Tiranë, atje ku rezulton të jetë e regjistruar.

Ndërkohë gazetarja e A2 CNN Luela Myftari, raporton gjithashtu se në KZAZ 93, të bashkisë Konispol deri më tani kanë votuar 30 % e votuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos