Në një qendër votimi në Poliçan ka pasur debate mes përfaqësuesve të PS dhe të PD për votimin familjar.
Në këtë situatë, palët janë mundur të shmangin pa arsye edhe grupin e xhirimit të A2 CNN. Më pas ka ndërhyr edhe KQZ.
Ndërkohë, në fshatra raportohet për prani të personave të pa autorizuar në perimetrin e ndaluar të KZAZ-ve, kryesisht kryepleqtë e fshatrave. Sipas informacioneve, në fshatin Gjoroven përfaqësuesit e PD kanë bllokuar votimin deri në zgjidhje të këtij problemi. I kontaktuar nga A2 CNN, kandidati Zija Ismaili pranoi se ka tension të shtuar.
"Në Gjoroven është bllokuar votimi, ka njerëz të paautorizuar pranë KZAZ-ve të cilët arrijnë të intimidojnë dhe zgjedhësit, ka presione. Ndërkohë problematika paraqitet dhe në disa fshatra të tjera. Drejtuesi politik do të ketë një komunikim për media sapo të marrin informacionin e plotë" - tha Ismaili.
Ndërkohë në Poliçan, përfaqësuesi i PD Endrit Zeneli deklaron se kryetarja e KZAZ nuk u jep bexhat komisionerëve demokratë.
"Votimi në Poliçan po bëhet vetëm me komisionerët socialistë, kryetarja nuk pajisë me bexha komisionerët tanë. Nuk jep asnjë shpjegim. Kemi çuar 10 emra konisionerësh dhe nuk është asnjë në tavolinën e votimit" - deklaroi ai për A2 CNN.
Qarku i Beratit ka 169 mijë votues me të drejtë vote, të cilët do të përcaktojnë 7 deputetët e ardhshëm për në Parlament. (A2 Televizion)