Voton Presidenti, Begaj: Qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e tyre, e dënueshme gjuha bullizuese në fushatë

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 10:04 | Politikë

Voton Presidenti, Begaj: Qytetarët të shprehin lirisht vullnetin e

Ka votuar në shkollën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet Presidenti Bajram Begaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

Pasi hodhi votën në kuti, ai foli për mediat duke dhënë një mesazh për qytetarët. Begaj u shpreh: “Proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët, për vendin dhe demokracinë. Kjo ditë e sotmja ka një rëndësi të veçantë për faktin që kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE, për herë të parë voton diaspora dhe zgjedhjet duhet të plotësojnë standardet më të mira.

Kjo diel duhet të jetë një ditë e gëzuar, një ditë feste, ku qytetarët duhet të shprehin lirisht vullnetin, pa presion, që zëri i tyre të dëgjohet. Po kështu duhet të jetë i gjithë ky proces. Uroj më të mirën për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Begaj, shkruan A2 CNN.

Ai kritikoi edhe gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga aktorët politikë. “Në fushatë zgjedhore duhet të ketë ballafaqim idesh e programesh, në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë gjuhë bullizuese”, tha Begaj.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos