Do t’i futet politikës? Berishës i “vjedh” vëmendjen e gazetarëve e bija, Argita

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 17:59 | Politikë

Do t’i futet politikës? Berishës i “vjedh”

Kuvendin e demokrateve ditën e sotme e përshëndeti edhe Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Berisha, e cila për herë të parë u shfaq publikisht në një forum partie.

Me pyetjet “ku gabuam”, fjalimi i saj i drejtohej një brezi që dikur rrëzoi diktaturën komuniste, por që më pas-deklaroi ajo-harroi të drejtat politike, duke u fokusuar tek aspekti vetjak ekonomik.

Megjithatë, duket se prezenca e saj, i mori disi protagonizmin e kësaj dite të atit.

Teksa jashtë sallës Sali Berisha rrekej nëpër betime për hapjen e partisë, vëmendjen ia mori e bija me fjalimin që gjerësisht u pa si hyrja e saj në politikë.

E pyetur nga gazetarët, Argita Malltezi pohoi se ishte një aktiviste e PD që prej themelimit të saj, por nuk kishte ambicie të tjera politike, ndonëse fjalimi i saj para Kuvendit kishte mesazhe domethënëse.

"Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta," shpjegoi Berisha para gazetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos