Kush e financon Kuvendin Kombëtar të "Rithemelimit"? Muçollari: Deputetët!

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 13:14 | Politikë

Kush e financon Kuvendin Kombëtar të "Rithemelimit"?

Partia Demokratike e Rithemelimit ka mbledhur pasditen e së premtes Kuvendin Kombëtar ku pritet të votëbesohet edhe kryetari Sali Berisha.

Ambientet e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet ky Kuvend janë mbushur me kapacitet të plotë, por kush e ka financuar këtë event të radhës të demokratëve?

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë, i ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, deklaroi se këtë radhë, janë duke paguar deputetët.

“Do të jetë pjesë e transparencës financiare,” shtoi ai.

Gazment Bardhi dhe 15 deputetët e tij nuk janë të pranishëm ditën e sotme në Kuvend, e megjithatë, Muçollari shtoi se ata janë të ftuar.

“Ka nevojë për bashkim përtej forcës sonë politike. Është i nevojshëm krijimi i një fronti sa më të bashkuar të opozitës, që të detyrojë këtë mazhorancë që t’i kthehet sundimit të ligjit,” shpjegoi ai.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Kuvendi Kombëtar i PD-së së Rithemelimit miratoi ndryshimet statutore të ardhura nga Kryesia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos